Ekspertët ngrenë alarmin për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Ekspertët ngrenë alarmin për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

181
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga raportet se centrali bërthamor i Zaporizhzhia tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që e pushtuan atë javën e kaluar.

Grossi thotë se kjo bie ndesh me “një nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë dhe sigurisë bërthamore”, i cili thotë se “stafi operativ duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij të sigurisë dhe të ketë aftësinë për të marrë vendime pa presione të panevojshme”.

Ai thotë gjithashtu se fakti që disa rrjete celulare dhe interneti janë fikur nga ushtria ruse, duke e bërë të vështirë komunikimin midis rregullatorit ukrainas dhe stafit ne nje kohe qe duhet të ketë komunikime të besueshme me rregullatorin dhe të tjerët”.

S'KA KOMENTE