Ekezkutimi i Kastratit në mes të Fierit, identifikohen AUTORËT, Policia shpall në...

Ekezkutimi i Kastratit në mes të Fierit, identifikohen AUTORËT, Policia shpall në kërkim 4 persona

19011
SHPËRNDAJE

4 persona janë shpallur në kërkim nga Policia, si autorë të dyshuar të atentatit të ndodhur pak ditë më parë në mes të Fierit, ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati.

Në kërkim janë 3 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë direkt në atentat, ndërsa personi i katër është shoferi i një mjeti tip “Audi” që ka pritur në Mbrostar autorët. Pasi kanë djegur mjetin tip Range Rover me të cilin bënë atentatin, autorët janë larguar me “Audi”.

Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.

Që prej ditës së vrasjes së 41 vjeçarit bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona, kalimtarë të rastit apo dhe persona të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen. Gjatë orëve të fundit policia ka zhvilluar disa operacione të befasishme në Tiranë, për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu, operacione dhe kontrolle shtëpishë janë bërë dhe në qytetet e Durrësit dhe Vlorës, si dhe në Fier.

S'KA KOMENTE