Egzekutohet me arme zjarri 26 vjecari/Detajet

Egzekutohet me arme zjarri 26 vjecari/Detajet

304
SHPËRNDAJE

Menaxheri i “Vipave të Bllokut” Jurgen Kurti, i vrarë sonte pranë sheshit “Ëilson” në Tiranë, nuk ishte një emër i panjohur për Policinë.

Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Kurgen Kurti rreth 26 vjeç është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. Kurti njihet edhe për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta nëpër botë. Ai po ashtu ka sjellë në Shqipëri reperin e famshëm me Rick Ross.

Jurgen Kurti 3 vite me pare u akuzuar per veasjen e babait te tij.Pasi qëlloi babanë e tij në banesë, dhe u shpall i pafajshëm pasi krimin e mori përsipër daja i tij, Kurti bënte një jetë luksoze

Pikërisht afro dy vite më parë, më 11 prill 2017, Kurti u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, ku u vu në pranga

Ai u arrestua në dyshimin se vrau Agim Arapin, pronarin e një picerie në Durrës.

Kurti u arrestua bashkë me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi, në një krim që lidhej për shkaqe pronësie në Durrës.

Ndërkohë që nuk dihet se si Kurti mundi ti shpëtojë për herë të dytë drejtësisë, për të humbur jetën sonte gjatë një atentati.

S'KA KOMENTE