Efektivi qëlloi 7 herë kolegun e tij, policia me njoftim zyrtar: Kemi...

Efektivi qëlloi 7 herë kolegun e tij, policia me njoftim zyrtar: Kemi ndaluar autorin e vrasjes

386
SHPËRNDAJE

Sipas informacioneve zyrtare, autori, kolegu i tij Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi viktimën gjersa ky i fundit ra përtokë dhe u transportua me urgjencë në spital ku nuk mundi të mbijetojë. 

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për një konflikt banal pas ndarjes së turneve brenda sallës së mbledhjes në komisariat. Viktima kishte 20 vite si punonjës i policisë së shtetit, ndërsa autori rreth një vit e gjysmë që ishte pjesë e forcave të rendit. 

Në komunikimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se ende po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërsa autori Ludian Zaimi efektiv i patrullës së Përgjithshëme është ndaluar brenda ambienteve të komisariatit ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

S'KA KOMENTE