Efektivi i policisë’ konfliktohet fizikisht me një person në Vlorë, nis procedimi...

Efektivi i policisë’ konfliktohet fizikisht me një person në Vlorë, nis procedimi penal për të

841
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi ka dhunuar fizikisht një person për motive të dobëta.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe sekuestruar një portofol me stemë si e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin D. L., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i është gjetur dhe sekuestuar, një portofol me stemë si e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE