Edi Rama kërcënon deputetët per ulje te 1/3 te pages nese nuk...

Edi Rama kërcënon deputetët per ulje te 1/3 te pages nese nuk do te jeni ne seancat plenare

133
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar deputetët në mbledhjen e grupit, se në rast se nuk do të jenë të pranishëm në seancat plenare, do t’iu ulet 1/3 e pagës. 

Sipas Ramës duhet të ketë një aktivizim më të madh të deputetëve, qoftë me praninë e tyre në seancat plenare, qoftë edhe me votimin e ligjeve në Kuvend. 

Kryeministri iu ka kërkuar deputetëve që të qëndrojnë përgjatë gjithë seancës në karriget e tyre në Kuvend, në të kundërt do të ndëshkohen. 

Këto urdhëra dhe kërcënime të Ramës, në fakt tingëllojnë disi kontradiktore, pasi vetë kryeministri nuk qëndron në parlament, me përjashtim të ditëve kur përfshihet në replika dhe debate me deputetët e opozitës. 

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, deputetët socialistë propozuan nga 3 emra si kandidatë të mundshëm për president, ndërkohë që me shumicë votash u ra dakord që deputeti Ornaldo Rakipi të mos përjashtohej nga grupi, pavarësisht shpalljes së babait të tij non grata nga SHBA-të.

S'KA KOMENTE