Edhe kryeministrja italiane vizitë të papritur në Shqipëri

Edhe kryeministrja italiane vizitë të papritur në Shqipëri

46
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pritet të vizitojë sot Vlorën, një ditë pasi në Himarë zbriti këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Tony Blair, me një helikopter. Sipas të dhënave të para, thuhet se Meloni mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por Kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama, dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti. Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

”Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”, tha Rama.

Pyetjes a është Giorgia trashëgimtare e Berluskonit, ai iu përgjigj: ”Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti”.

S'KA KOMENTE