Ka ndërruar jetë 22-vjeçari që mbeti i plagosur pas rrëzimit të tendës së kalcetos në Sarandë.
Behet fjale per shtetasin Armando Kazma.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.