E TRISHTË/ Vrasja e rojes në Top Channel, 60-vjeçari i ranë 5...

E TRISHTË/ Vrasja e rojes në Top Channel, 60-vjeçari i ranë 5 lekë nga xhepi

296
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash duke i marrë jetën një personi.

Nga kjo ngjarje kriminale humbi jetën roja Pal Kola 60 vjeç, i cili ishte në kabinë duke u ngrohur, ku një plumb e kapi brenda objektit duke i marrë jetën.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco bën të ditur një detajë rtë trishtë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se rojes në xhep i janë gjetur vetëm 5 lekë.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal…skam fjalë…”shkruan Karamuco.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme një automjet tip “Range Rover”, u afrua në ambientet e Top Channel dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojen 60-vjeçar.

Pak orë më pas makina u gjet e djegur në Golem të Kavajës dhe brenda saj janë gjetur dhe dy kallashnikovë me të cilën u krye edhe ngjarja e rëndë.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit, të cilët e kanë quajtur një akt terrorist dhe kërkojnë nga autoritete që ngjarja të zbardhet me saktësi dhe shpejtësi.

S'KA KOMENTE