E rëndë, vdes nga COVID-i 20-vjeçarja në Gjakovë, pak ditë më parë...

E rëndë, vdes nga COVID-i 20-vjeçarja në Gjakovë, pak ditë më parë kishte humbur edhe babain

133
SHPËRNDAJE
239629071 3030387130531930 5851509507771183549 N

Tragjik ka rezultuar fati i një 20-vjeçareje nga Gjakova, e cila humbi jetën sot nga koronavirusi. Ajo prej 4 ditësh ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare. Tragjedia thellohet edhe më tej për familjen e Rumejsa Hoxhës, e cila pak ditë më parë humbi edhe babain e saj nga COVID-19

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar mjekja Agreta Gecaj-Gashi. “Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar prej katër ditësh. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtruar në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo.

Mjekja theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar. Njoftimin për vdekjen e 20-vjeçares e kanë bërë të ditur edhe familjar të saj përmes rrjeteve sociale, ku kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot. Varianti Delta i COVID-19 është duke i prekur më së shumti moshat e reja. Thirrje për vaksinim po bëhen vazhdimisht, ndërkaq më së shumti po raportohet se janë duke u infektuar moshat nga 20 deri në 29 vjeç.

S'KA KOMENTE