Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, Kosovë, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e më pas veten.
Mediat kosovare raportojnë se një burrë rreth 50-vjeç ka qëlluar me armë gruan duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas ka vrarë veten.
Bëhet me dije se viktima janë gjetur pranë njëri-tjetrit, gjithashtu edhe arma e krimit.
Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.
“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar policia.