E rende ne Greqi, burri tenton te djege gruan te gjalle

E rende ne Greqi, burri tenton te djege gruan te gjalle

732
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Evias në Hakidë, ku një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ka tentuar më pas ta djegë të gjallë.

Mediat greke raportojnë se mbrëmjen e së premtes një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndonëse nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre.

Sapo burri është larguar nga banesa, gruaja ka njoftuar forcat e policisë.

Por ende pa mbërritur forcat e policisë, burri është kthyer sërish në shtëpi dhe ka tentuar të djegë gruan për së gjalli.

Fatmirësisht gruaja ka mundur të arratiset, ndërsa burri është ende në kërkim nga policia.

S'KA KOMENTE