E perplasi kamioni teksa kalonte rrugen, nderron jete ne spital gruaja 66...

E perplasi kamioni teksa kalonte rrugen, nderron jete ne spital gruaja 66 vjecare

189
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u aksidentua paraditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, nga një kamion që drejtohej nga një shtetas maqedonas.

gruaja qëndroi për minuta të tëra pa marrë ndihmën e parë në mes të rrugës. Shkak për këtë u bë vonesa e ambulancës dhe e policisë, për shkak të trafikut të rënduar në dalje të kryeqytetit.

Policia ka ndaluar përkohësisht drejtuesin e mjetit, dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE