E ngjarje e rëndë në Greqi, 5 vjeçarja me origjinë shqiptare merret...

E ngjarje e rëndë në Greqi, 5 vjeçarja me origjinë shqiptare merret zvarrë nga makina, e mitura humb jetën tragjikisht

709
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 5 vjeçare humbi jetën pasi u tërhoq zvarrë nga një makinë.. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në zonën e Lechena në Ilia të Greqisë.

Sipas raportimit të medieve greke, autoritetet u njoftuan se vajza, e cila ishte në një fushë ku punonin prindërit e saj, me origjinë shqiptare, doli në rrugë dhe u përplas nga një makinë që po kalonte aty pranë.

E mitura u dërgua menjëherë në spital në Bardas, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë.

S'KA KOMENTE