E moshuara shpërthen në lot : E liga që të vjen nga...

E moshuara shpërthen në lot : E liga që të vjen nga fëmija, s’të vjen as nga Perëndia

361
SHPËRNDAJE

Serija është një nënë që ka sjellë djalin e saj në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin prezantues të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo shfaqet duke dënesur. Ajo shprehet se prej 18 vjetësh ka paguar një shtëpi me kredi dhe ka vuajtur vetëm për t’i ofruar fëmijëve një jetë më të mirë.
Serije: Filloj të qaj natë-ditë dhe nuk ngopem. U kalba në dëborë dhe në shi vetëm që t’i plotësoja kushtet atyre fëmijëve. 18 vjet vetëm me kredi, kam lënë shtëpinë time atje. Paguaja nga 600 mijë Lekë kredi dhe unë dëshiroja që ta mbyllja ditën vetëm me një byreçkë. E liga që të vjen nga fëmija nuk të vjen as nga Perëndia.

Edhe kur hyn në studio, Seria vazhdon të ngashërehet dhe sqaron se problemi qëndron vetëm me njërin prej djemve.

Ardit Gjebrea: Ti the që ke sakrifikuar shumë për fëmijët apo jo?

Serije: Jashtë mase kam sakrifikuar zoti Ardit.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju?

Serije: Tre djem kam.

Ardit Gjebrea: Por ti problemin e ke me të fundit?

Serije: Po, me djalin e vogël./tvklan/

S'KA KOMENTE