E dyta ne listen e PD ,FIER, kandidatja Eralda TASE me banoret...

E dyta ne listen e PD ,FIER, kandidatja Eralda TASE me banoret e VADHIZES

785
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PD Qarkut Fier Eralda TASE vijon turin e takimeve me komunitetin duke prekur nga afer problematiken qe ata ndeshin cdo dite dhe duke i paraqitur programin e PD qe do te sjelle ndryshim .

Ne nje takim te saj ne VADHIZE njesia administrative Dermenas kandidatja ka bere publike problematiken e komunitetit ne mungesen e ujit te pijshem, sistemin e kanalizimeve te ujerave te zeza etj.

“Nga do që tja nisim? Kë doni që të shihni më parë?
Shkolla është mbyllur dhe fëmijët tanë janë shpërndarë nëpër fshatrat përreth. Nuk kemi ujë të pijshëm. Tubacioni që sjell ujë vetëm një orë në ditë, është i ekspozuar me ujërat e zeza e nuk pihet dhe pse na marrin lekët si për të pijshëm. Kanalizimet e ujërave të zeza nuk ekzistojnë dhe i kemi në rrugë. Kanalizimet e ujërave vaditës nuk ekzistojnë fare dhe ne jemi vetëm në shpresën e Zotit. Nuk kemi hartëzimin e tokave dhe as të shtëpive. Punësimi, taksat, energjia elektrike dhe shumë e shumë të tjera që nuk do dilnin as 1 vit për të folur për to.
Ne kemi 8 vite që presim. As nuk kanë ardhur të shohin a jemi gjallë apo jo. Qendër shëndetësore këtu në Vadhizë as nuk bëhet fjalë që të kemi edhe pse kohë pandemie…”.

Edhe pse vetëm 7 minuta larg nga qyteti i Fierit, gjëndja që këta banorë gjenden është vërtet e trishtë dhe e dhimbshme.
Për këta nuk ka pasur mbështetje për 8 vite dhe ende qeveria refuzon që të bëj diçka për problemet e tyre.
A mos vallë këta nuk kanë të drejtë që të bëjnë një jetë dinjitoze?
Nuk do lodhem kurrë duke thënë se kjo është Shqipëria e katandisur për 8 vite qeverisje të papërgjegjshme dhe se kjo është Shqipëria që ka nevojë për ndryshim.

S'KA KOMENTE