E diela pa makina ne Fier, rruget qe jane te bllokuara deri...

E diela pa makina ne Fier, rruget qe jane te bllokuara deri ne 16:00

111
SHPËRNDAJE


E diela e parë e çdo muaji në vendin tonë, do të jetë ditë pa makina. Nisma e ndërmarrë që në muajin mars, po zbatohet në të gjithë vendin.

Kjo nismë është marrë për të kursyer naftën, çmimi i së cilës është rritur shumë kohët e fundit, por edhe për shëndetin e njerëzve.

Policia ka njoftuar edhe për akset rrugore, ku nuk do të lejohet qarkullimi, përveçse, transportit urban, ambulancave dhe zjarrfikëseve.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve

Në këtë ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë:
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

S'KA KOMENTE