Dyshohet se varianti britanik i Covid-19 ka hyrë në Shqipëri, ISHP dërgon...

Dyshohet se varianti britanik i Covid-19 ka hyrë në Shqipëri, ISHP dërgon mostra në Gjermani

111
SHPËRNDAJE

Dyshohet se varianti britanik i Covid-19 ka hyrë në Shqipëri. Burime për Faxnews bëjnë me dije se Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar disa mostra që dyshohen në Gjermani për verifikim. ISHP dyshon se mostrat që janë dërguar në gjermani mund të jenë me mutacionin britanik të Covid-19. Bëhet me dije se përgjigjet vijnë pas 10 ditësh.

Kujtojmë se dy ditë më parë një shqiptare u konfirmua me mutacion të Covid-19 pasi kreu tamponin në Gjermani.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkroi se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit në Taunus, një qytezë pranë Heisenit. Ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë.

Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.

Deri në këto momente autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të dyshuar. Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike.

S'KA KOMENTE