Dyshohet se porositi vrasjen e biznesmenit Nikulajt, arrestohet në Angli Edmond Haxhia...

Dyshohet se porositi vrasjen e biznesmenit Nikulajt, arrestohet në Angli Edmond Haxhia dhe dy shtetas britanikë

180
SHPËRNDAJE

Arrestohet në Angli Edmond Haxhia, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Po ashtu jane arrestuar dhe dy shtetas britanike.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

S'KA KOMENTE