Hetim iranianeve të dyshimtë. Me urdhër të SPAK dhe antiterrorit në policinë e Shtett gjatë dy ditëve të fundit, janë shoqëruar rreth 20 persona ish anëtarë te MEK në Shqipëri.
Hetimi ka nisur pas dyshimeve se këta individë ishin në shërbim të autoriteteve iraniane për spiunazh.
Me urdhër të GjKKO-së janë kryer edhe disa kontrolle banesash apartamente me qera dhe zyra ku qëndronin keta persona dhe kryenin aktivitete të ndryshme.
Dyshohet se ishin të infiltruar nga regjimi i RAISIT, ne Iran.
Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI, personi që shikoni në foton e mëposhtme.
Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje.