Dy vëllezërit godasin me makinë burrin e motrës së tyre pas nje...

Dy vëllezërit godasin me makinë burrin e motrës së tyre pas nje konflikti

1267
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar me makinë nga dy kunetërit e tij.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot.

Dyshohet se dy vëllezërit ditën e djeshme për shkak të një konflikti familjar kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE