Dy te rinje te plagosur me arme zjarri ne kryeqytet, policia jep...

Dy te rinje te plagosur me arme zjarri ne kryeqytet, policia jep detajet

274
SHPËRNDAJE


Të shtëna me armë zjarri në zonën e “ish-parkut të autobusave” në Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarjes ku dyshohet për dy persona të plagosur Aleksander Nikolli dhe Xhulio Vela.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE