Dy të rinj humbin jetën ,plagoset rëndë një tjetër ne nje aksident...

Dy të rinj humbin jetën ,plagoset rëndë një tjetër ne nje aksident ne Milot

418
SHPËRNDAJE

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE