Dy shperthime te fuqishme eksplozivi pas mesnate ne Shkoder

Dy shperthime te fuqishme eksplozivi pas mesnate ne Shkoder

91
SHPËRNDAJE

Tronditet Shkodra,dy shperthime te fuqishme eksplozivi pas mesnate ne nje hark kohor brenda 10 minutash.

Dy shperthime te fuqishme eksplozivi jane degjuar ne qytetin e Shkodres ne oret e para te mengjesit te sotem.Shperthimi pare eshte degjuar rreth ores 02.20 dhe vetem pas 10 minutash eshte degjuar tjetri.Nga informacionet paraprake lenda plasese eksploziv eshte vendosur dy bizneseve njeri ne zonen afer prefektures dhe tjetri ne vendin e quajtur “rruga e gjere”.Raportohet per deme te konsiderueshme materiale

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

S'KA KOMENTE