Dy prej 5 viktimave ne aksidentin ne Greqi ,djem xhaxhallarësh

Dy prej 5 viktimave ne aksidentin ne Greqi ,djem xhaxhallarësh

246
SHPËRNDAJE

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga aksidenti i rëndë në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptar.

Dy prej tyre ishin të rinj dhe pjesëtarë të një familje, djem xhaxhallarësh. Në fotot më poshtë janë 19-vjeçari Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi vetëm 16-vjeç.

Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, mësohet se ishin nisur për të punuar në Greqi si punonjës sezonalë të mbledhjes së qershive, tek babai i Erginit.

Në këtë aksident humbën jetën gjithashtu shoferi, Besim MUCAJ 27.03.1968. Ilir DACI 28.07.1973. dhe Gazment BRAHAJ, 07.07.1976.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

S'KA KOMENTE