Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ylli Brahimi dhe Klisman Prenci.
Të dy janë dërguar në spital, Brahimi në atë të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa Prenci ka marrë plagë, por është jashtë rrezikut.
Atentati ndodhi në oborrin e banesës së Brahimit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.
46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur sot në Laç është një emër i njohur për policinë.
Në janar 2021 Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati, ndërsa sot ka mbetur i plagosur bashkë me Klisman Preçin.
Ylli Brahimi u qëllua nga dy persona me motor në 12 janar 2021, teksa deklaroi nuk kishe konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.
Dy shokët e Brahimit që ishin me të, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër. Policia e Laçit, deklaroi atë kohë se drejt Brahimit, është qëlluar mbi 15 herë.
Po kështu Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”.