Drogë dhe grup kriminal, ekstradohet FIERAKU nga Gjermania

Drogë dhe grup kriminal, ekstradohet FIERAKU nga Gjermania

3680
SHPËRNDAJE

Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i dy shtetasve shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit P. S., 49 vjeç, banues në Patos, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi P. S. dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali, si dhe i përfshirë në episode të tjera të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

– Gjithashtu u ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

S'KA KOMENTE