Droga në Itali, 1,7 tonë, 15 milionë euro, policia italiane jep...

Droga në Itali, 1,7 tonë, 15 milionë euro, policia italiane jep detajet

106
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të sekuestrimit të gomomes me mbi 1700 kg marijuanë të trafikuar nga dy skafistë shqiptarë në brigjet italiane.Në deklaratën e Guardia di Financa shkruhet se kjo sasi droge do të kapte në treg një fitim prej 15 milionë euro. Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të agjensisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Finacës italiane në Pratica di Mare të Romës.

Në deklaratën e Guardia di Financa shkruhet se kjo sasi droge do të kapte në treg një fitim prej 15 milionë euro. Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të agjensisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Finacës italiane në Pratica di Mare të Romës.

“Gjatë natës së shkuar rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtar një gomone që lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë” shkruhet në deklaraten e policise italiane.

Pas një ndjekje të shkurtër nga roja bregdetare e repartit të financiare të Termolit. gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias, shkruan ora news.

Policia italiane ka sekuestruar në det dhe në bordin e gomones 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë. “Gomonia e gjatë 10 metra e me dy motora të fuqishëm jashtë bordit është shoqëruar në portin e Vieste, dhe në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë.”

S'KA KOMENTE