Drejtori i Ujesjellesit FIER:“Nuk ka ndërprerje, pompat do ulin fuqinë gjatë orëve...

Drejtori i Ujesjellesit FIER:“Nuk ka ndërprerje, pompat do ulin fuqinë gjatë orëve të natës”

1965
SHPËRNDAJE

Drejtori i Ujesjelles Kanalizimeve në Fier Petrit Kanani sot pas njoftimit të bërë, shpjegon se nuk ka ndërprerje të furnizimit por ulje të presionit të ujit në orët e natës.

Sipas Kananit është gjëja më e mirë për tu bërë në një situatë krize, për të kursyer në këtë mënyrë energjinë pa prekur abonentet e Fierit.

Petri Kanani: E ndjej të nevojshme të bëj një sqarim mbi njoftimin zyrtar në rrjetet sociale për një kufizim të furnizimit me ujë. Kur themi kufizim është i presionit gjatë orëve të natës. Jo për të prekur cilësinë e shërbimit ndaj abonentëve dhe për të kursyer dhe energji elektrike duke parë dhe situatën ku ne ndodhemi.

Po mundohemi si e si të kursejmë, ky është patriotizmi sot, qofte dhe n jë kilovat. Te njoftimi që kemi bërë kemi vendosur kufizimin nga ora 24:00 deri në 05:00, nuk besoj që prek konsumatorët ky orar sepse pompat vetëm ulin fuqinë.
Furnizim I në qytetin e Fierit është 24 orë në 7 ditë të javës dhe është nga të paktët qytete me këtë furnizim.

Zonat rurale nuk do preken fare nga ky kufizim. Janë dhe orë nate dhe konsumi është i pakët. Nuk kemi vënë afat por nuk besoj që kjo prek fierakët, nuk ka ndërprerje thjesht kufizim presioni. E kemi 350 mijë kilovat të kursejmë krahasuar me vitin 2021.

S'KA KOMENTE