DOSJA/ Shpronësimi për inceneratorin e Fierit në kundërshtim me VKM, dëm në...

DOSJA/ Shpronësimi për inceneratorin e Fierit në kundërshtim me VKM, dëm në buxhetin e shtetit mbi 16 mln lekë

975
SHPËRNDAJE

Një dosje voluminoze e SPAK me anë të së cilës kërkon arrestimin për korrupsion dhe shpërdorim detyre të deputetit të PS Alqi Bllako, dikur sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.  

Lidhur me shpronësimin e tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, sipas SPAK, duke qenë në dijeni të plotë të faktit që toka që do shpronësohet është “tokeë arë” dhe jo “tokë truall”, nga ana e Ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm Alqi Bllako, është dërguar projektvendimi për miratim në Këshillin e Ministrave duke pasqyruar rrethana të rreme.

Me shkresën tjetër, kthim-përgjigje, nr.2596 prot., date 24.03.2017, Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shkrese e konceptuar me miratimin e Sekretarit te Përgjithshëm te Mjedisit, Alqi Bllako, i është drejtuar Kryetarit te Bashkisë Fier duke konfirmuar se: “Referuar komunikimeve te vazhdueshme ne lidhje me vlerën e shpronësimit te pasurive te cilat do te preken nga realizimi i projektit “Për ndertimin dhe administrimin e impiantit te përpunimit te mbetjeve urbane te Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, ju bëjmë me dije se ka një gabim ne përcaktimin e llojit te tokës dhe për pasoje në çmimin se duhet te paguhet ne VKM nr.951, date 28.12.2016 “Për shpronësimin për interes le pronarit të pasurisë se paluajtshme, prone private, qe preket nga realizimi i projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit te përpunimit le mbetjeve urbane te Qarkut dhe prodhimin e energjisë”, pasi ne aktin e sipërcituar citohet toke “truall”, ndërkohë

që referuar kartelës së pasurisë së paluajtshme të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, sipërfaqja që tashme është shpronësuar me këtë vendim është tokë “arë”. Sa më sipër, mendojmë se mund të procedoni me kryerjen e pagesave përkatëse për subjektin e shpronësuar referuar çmimit përkatës të tokës “arë”.

Në lidhje me pasurinë e shpronësuar ku është vendosur të ndërtohet impianti, me sipërfaqe 111 564 m2, rezulton se kjo pasuri ka pasur përherë statusin juridik “tokë arë” dhe për ta konvertuar në tokë “truall”, me qëllim ndërtimin e inceneratorit, duhet të bëhej konvertimi i tokës me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. VKM nr.410, datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të ndryshimit të kategorive të resurseve të tokës”, parashikon se konvertimi i tokës se kategorisë “arë”, në “truall”, për qëllime ndërtimi bëhet vetëm me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Sa më sipër, rezulton se vlera e përllogaritjes së shpronësimit është bërë në kundërshtim me VKM nr.89, date 03.02.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë, duke sjellë dëmin në buxhetin e shtetin në vlerën 16,288,344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.

Nga hetimet e kryera, sipas SPAK ka rezultuar se anëtarët e Komisionit për shpronësimin i ngritur me urdhër të ish-Ministrit tëe Mjedisit, Lefter Koka, nuk kanë marrë pjesë në këtë procedure shpronësimi dhe nuk kanë pasur dijeni për urdhrin e Ministrit të Mjedisit. Komisioni nuk ka mbajtur asnjë mbledhje dhe asnjë procesverbal për të pasqyruar aktivitetin e tij. Të gjithë korrespondencën e mbajtur me Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, si dhe Bashkinë Fier, për informacionet e marra për identifikimin e sakte të pronës së shpronësuar, e ka mbajtur Kryetari i Komisionit Pëllumb Abeshi, pa dijeninë e anëtarëve të tjerë të komisionit.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi për këtë procedurë shpronësimi ka përgatitur vetëm një dokument “liste nr.1 “, për të dhënat e pronës ne fjale, duke paraqitur te dhenat per llojin e prones, “toke truall”, si dhe duke paraqitur vleren e shpronesimit per toke truall ne vleren e caktuar ne shumen 46 299 060(dyzet e gjashtë milionë e dyqind e nentedhjete e nente mije e gjashtedhjete) leke, pa u mbajtur asnje dokument tjeter per te provuar menyren e perllogaritjes se kesaj shume, kjo ne kundershtim me VKM nr.89, date 03.02.2016 “Per miratimin e hartes se vleres se tokes ne Republiken e Shqiperise”. Me pas kjo liste e përgatitur dhe nenshkruar nga Kryetari i Komisionit, se bashku me Relacionin “Per Projektvendimin e Keshillit te Ministrave”, miratuar nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mjedisit, Alqi Bllako, me nenshkrimin e Ish Ministrit te Mjedisit, Lefter Koka, jane percjelle per miratim pranë Keshillit te Ministrave, sipas VKM Nr.951, date 28.12.2016.

Duke qene ne dijeni te plote te faktit qe toka qe do shpronesohet eshte “toke are” dhe jo “toke truall”, nga ana e Ish Ministrit te Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish Sekretarit te Pergjithshem Alqi Bllako, eshte derguar projektvendimi per miratim ne Keshillin e Ministrave duke pasqyruar rrethana te rreme ne lidhje me statusin e tokes qe do shpronesohej. Pas miratimit te VKM nr.951, date 28.12.2016, megjithese i eshte kerkuar nga Kryetari i Bashkise te ndryshohej praktika e shpronesimit ne raport me satusin e prones jane mjaftuar vetem me dhenien e nje “interpretimi” per zbatimin e Vendimit te Keshillit te Ministrave VKM nr.951, date 28.12.2016.

Ndërkohë duhej ndjekur procedura e propozimit ne Keshillin e Ministrave per ndryshimin e VKM nr.951, date 28.12.2016, me përllogaritje te vleres reale te shpronesimit te prones me zerin “toke are”, veprime keto, ne kundershtim me VKM nr.584, date 28.8.2003 “Per Miratimin e Rregullores se Keshillit te Ministrave”, Kreu II, “Nisma per Projektaktin”, pika 3 dhe 4: “Kryeministri dhe çdo ministër kane te drejten e propozimit te projektakteve per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave.

Ministrat e ushtrojnë këtë te drejte ne përputhje me fushat e veprimtarisë shteterore qe kane ne kompetence, si dhe me pergjegjesite qe burojne nga strategjite dhe dokumentet e tjera, te miratuara per drejtimet kryesore te politikes se pergjithshme shteterore. Kryeministri e ushtron kete te drejte ne cdo rast, kryesisht ose kur kjo e drejte nuk eshte ushtruar nga ministri perkates”.

S'KA KOMENTE