Dorezuan listen me kandidate te Fierit dhe 11 qarqe mbi kuoten ,reagon...

Dorezuan listen me kandidate te Fierit dhe 11 qarqe mbi kuoten ,reagon KQZ

1415
SHPËRNDAJE

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sqaron se sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë, dhe sa emra rezervë duhet të ketë çdo parti dhe koalicion, në bazë të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Dje, newsbomb.al publikoi një shkrim për listat e Partisë Demokratike, të cilat ishin të fryra për çdo qark, me nga 3-6 emra kandidatësh më shumë sesa lejon ligji. 
KQZ-ja sot, ka publikuar numrin e deputetëve që ka çdo qark, dhe numrin e kandidatëve që duhet të ketë çdo parti në listën e saj, për zgjedhjet e 25 prillit. 

 Kuvendi ka 140 deputet (mandate). Deputetët zgjidhen mbi bazë qarku. Numri i deputetëve (mandateve) që zgjidhen për çdo qark është:

Berat 7,  Dibër 5, Durrës 14, Elbasan 14, Gjirokastër 4, Fier 16, Korçë 11, Kukës 3, Lezhë 7, Shkodër 11, Tiranë 36, Vlorë 12. Total deputet 140.

 Neni 67, pika 4 e Kodit Zgjedhor përcakton: “Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre.”

Pra, në kuptim dhe në zbatim të sa më sipër, Kodi Zgjedhor ka përcaktuar detyrimin për partitë politike (ose koalicionet) që të paraqesin një numër kandidatësh për deputet për çdo qark më të madh se numri i mandateve për çdo qark.

Ndaj numri i kandidatëve në një qark është i ndryshëm nga numri i mandateve në atë qark. Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon:

 Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9,Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12. Totali 153, numri kandidatëve për deputet që duhet të paraqes në KQZ një parti, ose një koalicion.

Sqarimi KQZ-së:

Duke parë disa reagime në disa media për një konfuzion ndërmjet numrit të kandidateve dhe numrit të mandateve, sqarojmë si më poshtë:

Kuvendi ka 140 deputet (mandate). Deputetët zgjidhen mbi bazë qarku. Numri i deputetëve (mandateve) që zgjidhen për çdo qark është:

Berat 7,  Dibër 5, Durrës 14, Elbasan 14, Gjirokastër 4, Fier 16, Korçë 11, Kukës 3, Lezhë 7, Shkodër 11, Tiranë 36, Vlorë 12

Total deputet 140.

‼Neni 67, pika 4 e Kodit Zgjedhor përcakton:

“Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre.”

Pra në kuptim dhe në zbatim të sa më sipër, Kodi Zgjedhor ka përcaktuar detyrimin për partitë politike (ose koalicionet) që të paraqesin një numër kandidatësh për deputet për çdo qark më të madh se numri i mandateve për çdo qark.

Ndaj numri i kandidatëve në një qark është i ndryshëm nga numri i mandateve në atë qark.

Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon:

Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9,Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12. Totali 153, numri kandidatëve për deputet që duhet të paraqes në KQZ një parti, ose një koalicion

S'KA KOMENTE