Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë , motra e tij u arrestua për mashtrim

Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë , motra e tij u arrestua për mashtrim

103
SHPËRNDAJE

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo. Ky i fundit është vëllai i Viola Sterjos, e cila u arrestua për mashtrimin e disa biznesmenëve nga Korça dhe Pogradeci.

Johan Sterjo ishte i komanduar në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Ai mban gjithashtu detyrën e drejtorit të ujësjellësit.

Policia e Korçës arrestoi me 28 dhjetor ish drejtoreshen e Ministris se Mjedisit, Viola Sterjo pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, 39 vjeçarja përfitoi nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare nga qytetarët në Korçë në mënyrë që ata të përfitonin fonde monetare nga shteti.Dyshohet se 39 vjeçarja ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €. Sipas burimeve u ka premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja. Subjektet kanë paguar lekët kundrejt projekteve që variojnë nga 1 milion deri 4 milion Euro

S'KA KOMENTE