“Doli nga shtëpia me duart me gjak…”, rrëfimi tronditës i vajzës së...

“Doli nga shtëpia me duart me gjak…”, rrëfimi tronditës i vajzës së autorit të krimit të dyfishtë në Roskovec

6192
SHPËRNDAJE

Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Roskovecin dhe mbarë vendin. Vajza e autorit, motra e Fajtonit, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit që u vra nga 61-vjeçari Xhevair Hoxha, tregoi detaje nga ngjarja e djeshme.

Ajo tha se vëllai i saj ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Mes të tjerash ajo shtoi se Merushja kur vëllai i saj nuk ishte në shtëpi, mbyllej me çelës dhe dhomë, nga frika e vjehrrit.

“Jam motra e Fajtonit. babai, nuk e donte Merushën. Vëllai e donte,. Aty nisën konfliktet. Babai thoshte; lëre. Vëllai nuk e linte se e donte. Ai e vrau dhe vrau veten. Merushja ishte e martuar më parë me 3 fëmijë dhe se donte për nuse. Ai e pranoi se e kishte 3 fëmijë. Ai e donte shumë dhe tani është në gjendje të rëndë. Babai im nuk e njihte më parë Merushën. Po edhe nëna nuk e donte, se mbante nga babi. Një vit qëndruan në Vlorë, u kthyen se nuk e përballonin dot ekonominë andej. Nuk e përballonin dot me qira. Kam qenë në Tiranë. Ai e kishte gjetur vetëm në shtëpi dhe e kishte masakruar. Po e kishte paralajmëruar shumë herë; do të vras, do të vras.

Fajtoni ka qenë me zetor duke punuar. Nëna ishte poshtë nga kasollja për ‘tu hedhur bagëtive. Kishte shkuar e kishte gjetur vetëm, e kishte masakruar. Nena e kishte parë babanë që kishte ikur me vrap dhe e kishte pyetur; ku po shkon. E kishte parë me duar me gjak. Morëm shumë masa. Fajtoni e mbante kyçur në dhomë, se kishin frikë. Ai e kishte shqyer derën. Policia është njoftuar shumë herë. Policia ishte disa herë këtu. Fajtoni, nusja dhe babai ishte me urdhër mbrojtje. Ai thoshte më kërcënon nusja dhe djali. Mori urdhër mbrojtje dhe ai. Ka shqyer derën. Babai jetonte në shtëpitë e tjera, te dy dhomat, kurse ajo te shtëpia e re.”, tha ajo.

S'KA KOMENTE