Dogji 50 peme ullinj procedohet 42 vjecari nga MALLAKASTRA

Dogji 50 peme ullinj procedohet 42 vjecari nga MALLAKASTRA

292
SHPËRNDAJE

Mallakastër

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.

Policia procedon penalisht një shtetas për shkatërrim prone nga pakujdesia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Ballsh.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në fshatin Belishovë, ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur 50 pemë ullinj në pronësi të shtetasit B.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

S'KA KOMENTE