Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

97
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke rënë nën nivelin e 103 lekë.

Monedha europiane sakaq vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të vlerës gjatë kësaj jave duke vijuar edhe këtë të enjte të blihet me 112.8 lekë  dhe të shitet me 113.4 lekë teksa nuk e ka kaluar ende nivelin e 103 lekë.

Franga zvicerane qëndron edhe sot më e fortë se monedha europiane në raport me Lekun duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë në raport me një ditë më parë.

Paundi britanik ka pasur një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 127.8 lekë dhe është shitur me 128.8 lekë.

S'KA KOMENTE