Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Dollari!

Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Dollari!

177
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga java e kaluar teksa është blerë këtë të hënë me 109.6 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka humbur pikë edhe ajo në raport me javën e shkuar duke i afruar 115 lekë teksa blihet këtë mëngjes me 115.3 lekë dhe shitet me 116 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot në raport me javën që lamë pas me 133.6 lekë dhe duke u shitur me 134.6 lekë.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një fundjavë jo shumë pozitive edhe pse shfaqet sot relativisht e qëndrueshme teksa blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

S'KA KOMENTE