Do vinte me pushime në Shqipëri, gjendet i vdekur në mes të...

Do vinte me pushime në Shqipëri, gjendet i vdekur në mes të rrugës 28 vjeçari shqiptar në Itali

867
SHPËRNDAJE

Një shqiptar u gjet i vdekur në një rrugë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Ferrarës. Sipas medieve italiane, shqiptari duhej të ishte kthyer sot pranë familjes në Shqipëri për pushimet verore, por u gjet i pajetë në asfalt.

Viktima quhet Mikel Gjini dhe ishte 28 vjeç. Ai jetonte në Itali prej dy vitesh, ku punonte si murator me një kushëririn e tij në një kompani të vogël ndërtimi.

Fillimisht banorët e zonës menduan se viktima ishte goditur me thikë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë. Më pas u tha se mund të kishte rënë nga lartësia.

Sipas medieve italiane, hetuesit dyshojnë se ai është goditur nga ndonjë ‘pirat’ i rrugëve, që është larguar me shpejtësi me mjetin e tij. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë kushëriri i tij dhe e motra, dy njerëzit e afërt që kishte në Itali. Trupi i viktimës është dërguar për një autopsi të mëtejshme.

S'KA KOMENTE