Do të ngarkohej me rreth 1 ton hashash,zbulohet veliera luksoze

Do të ngarkohej me rreth 1 ton hashash,zbulohet veliera luksoze

134
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme rreth orës 15:00 në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Guardia di Finanza u parandalua trafikimi i 992 kg kanabis në drejtim të Italisë.

Në një skemë të organizuar në mënyrë perfekte për të shmangur radarët, tre skafe të drejtuar nga vlonjatët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi udhëtuan deri në gjirin e Arushës për të ngarkuar lëndën narkotike në velierën e drejtuar nga dy shtetas ukrainas.

Gazetari Enrik Mehemti ditën e djeshme zbuloi disa imazhe ekskluzive nga operacioni antidrogë “The Eye”, ndërsa ditën e sotme Gdf ka zbuluar edhe velierën luksoze që ishte nisur drejt brigjeve të Shqipërisë nga Italia.

S'KA KOMENTE