Do ta vëmë bombën kudo që të jesh”, kërcënohet me jetë drejtori...

Do ta vëmë bombën kudo që të jesh”, kërcënohet me jetë drejtori i Burgjeve

753
SHPËRNDAJE

Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri është kërcënuar me jetë, teksa kryen detyrën e tij.

Një mesazh ka mbëritur në telefonin e Ismailit, duke i vënë në dukje atij se:“…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërisht do të vemë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

“Ora News” mëson se ky kërcënim me jëtë me anën e telefonit është bërë pak ditë më parë dhe se tashmë prokuroria e Tiranës dhe policia e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore.

Dyshimet e para janë se Agim Ismaili, mund të jetë kërcënuar nga anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime vijnë për shkak se disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në rregjimin e posaccëm të izolimit “41 Bis”.

Agim Ismaili, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pjesë e komisionit të lartë që vendos marrjen e masave ekstreme për të dënuarit që thyejnë rregulloren

Çështja po ndiqet me shumë interes nga një prokuror në Tiranë, ndërsa është bërë identifikimi i numrit të telefonit që i përket një personi të pa dyshuar deri në këto momente. Hetimi tashmë po përqëndrohet në lokalizimin e zonës nga është dërguar dhe sigurisht zbulimin e numrit të IMEIT të telefonit, që autori ka përdorur për kërcënimin e Agim Ismailit.

Ky kërcënim ka sjellë rritjen e masave të sigurisë për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

Ky është rasti i dytë që Ismaili kërcënohet me jetë gjatë ushtrimit të detyrës, pasi në 4 dhjetor 2019 prokuroria e Tiranës regjistroi një dosje penale për kanosje.

Tre muaj pas këtij kërcënimi, policia dhe prokuroria e Tiranës arrestuan Muharrem Zilja, një i dënuar për drogë si personi që kishte dërguar mesazhin kërcënues.

Në mesazhin e tij Zilja i shkruante Agim Ismailit: “…të kam nisur dy herë fjalë me njerëzit e tu, ti vazhdon me na ra në qafë, ky është paralajmerimi i fundit, nëse do të vazhdosh ty dhe famiiljarët i pret një fund i tmerrshëm, po deshe provoje nuk do gëzohesh një minutë…”.

Në muajin qershor 2020 Muharrem Zilja për këtë kërcënim është dërguar nga gjykata e Tiranës me 10 muaj burgim.

Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”.

Prej dy vite Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”, për personat që janë duke vaujtur dënimin në burg.

S'KA KOMENTE