“Do jap dorëheqje nëse Berisha fiton Shkodrën”, Kapllanaj ndryshon mendje: E thashë...

“Do jap dorëheqje nëse Berisha fiton Shkodrën”, Kapllanaj ndryshon mendje: E thashë unë këtë?! Jam nxituar…

1942
SHPËRNDAJE

Përpara mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, drejtuesi politik i PD në Fier, Agron Kapllanaj deklaroi se nëse ish kryeministri Sali Berisha do të arrinte të fitonte në Shkodër, Kapllanaj personalisht do të jepte dorëheqjen.

Ndërsa gjatë mbledhjes që Basha po zhvillon me kryetarët e PD nëpër degët e vendit, Kapllanaj është shprehur se ishte nxituar gjatë kësaj deklarate dhe se do të vazhdonte të ishte kryetar i PD në Fier.

Kapllanaj: PD ka humbur shumë beteja nga 90 e sot. Kam thenë unë se do jepja dorëheqje nëse fitonte Berisha në Shkodër? Atëherë jam nxituar, por Shkodrën e fitoi Tom Doshi, Rama dhe Berisha.

S'KA KOMENTE