Djalit dhe vellait te ish efektivit te vrare sot ne Lac me...

Djalit dhe vellait te ish efektivit te vrare sot ne Lac me precedent dhe tentativa per vrasjen e tyre

6774
SHPËRNDAJE

Xhelal Reçi rezulton të jetë një ish-efektiv policie pa probleme me drejtësinë, ndërsa djali i tij Besniku dhe i vëllai Samiu kanë patur precedent madje edhe atentate të bujshme të kryera ndaj tyre. 

Anëtarët e kësaj familje njihen për aktivitetet me të cilat merren, që kanë të bëjnë me pika të njohura biznesi. Ata janë bërë shpesh shënjestra të atentateve dhe sherreve, ndërsa rekordin e mban Besnik Reçi djali i Xhelalit mban rekordin.

Në 2013 një grabitje me armë e maska ndodhi vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë së Kurbinit. Pesë persona të maskuar plagosën me armë zjarri pronarin e dyqanit dhe izoluan bashkëshorten e punonjëset e tij. Më pas ata arritën të marrin një shumë të konsiderueshme parash e flori, që sipas raportimeve të kohës arrinin në shumën e 10 milionë lekëve të rinj.

Grabitësit janë afruar me një mjet dhe janë futur me shpejtësi në dyqanin dykatesh në pronësi të 36- vjeçarit Sami Reçi, por rezistenca e këtij të fundit për pak i kushtoi jetën. Për pasojë, Reçi mbeti i plagosur rëndë. Më 15 gusht të vitit të kaluar i bëhet atentat në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, Besnik Reçit, djalit të viktimës së sotme.

Autorët e ndoqën ndërsa pamjet që u publikuan në atë kohë u bënë virale. Dy persona në një motor këmbëngulin për ta ekzekutuar.

S'KA KOMENTE