5 qershori ( e diela e parë e muajit) shënon ditën pa makinë në të gjithë vendin.
Në Fier policia ka ngritur pika kontrolli në t gjithë qytetin për mos lejuar qarkullimin e makinave. Vendimi u mor nga qeveria dhe hyri në fuqi më 3 prill. Në vendim thuhet se e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjithë vendin.
Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit kanë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).
Kështu mësohet se janë disa rrugët ka nisur të aplikohet ky kufizim:
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht ambientet publike të qytetit, njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre.
Dhjetëra policë kanë zbritur në terren, ndërkohë që kjo e diel pa makina në qytetin e Fierit shoqërohet edhe me temperatura të larta.