Dita e tretë e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Mbrostar,...

Dita e tretë e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Mbrostar, Fier

469
SHPËRNDAJE

Sot është dita e tretë e zjarrit që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Mbrostar të Fierit, ndërsa vijon puna me të gjitha mënyra për vënien nën kontroll të flakëve, që duhet thënë se kanë mbuluar si re një pjesë të mirë të qytetit të Fierit.

Zjarri favorizohet nga era që fryn, por edhe temperaturat e larta, që kanë vënë në vështirësi si forcat zjarrfikëse, por edhe punonjësit e Bashkisë së Fierit, që prej tre ditësh tashmë po luftojnë me flakët në këtë zonë, por që gjithçka duket e pamundur, megjithë ndërhyrjen.

Ndërkohë, në lidhje me këtë problematikë, mësohet se janë vënë në dispozicion disa bote, të cilat po kryejnë dezinfektimin e rrugëve kryesore të qytetit, si pasojë e ndotjes që ka përfshirë këto dy ditët e fundit.

S'KA KOMENTE