Dita e dytë e protestës ne Grize, Patos/ Banoret kundërshtojnë vendimin për...

Dita e dytë e protestës ne Grize, Patos/ Banoret kundërshtojnë vendimin për të mbyllur shkollën

325
SHPËRNDAJE

Vazhdon ditën e dytë protesta e banorëve në fshatin Grizë të Patosit të cilët kundërshtojnë mbylljen e shkollës.

Prindërit dhe fëmijët janë kundër vendimit të Bashkisë e cila ka vendosur mbylljen e këtij institucioni për shkak se kjo godinë ka dëmtime fizike.

Autoritetet bëjnë me dije që fëmijët duhet të shpërngulen në një shkollë tjetër në Patos por familjarët janë tërësisht kundër pasi duhet të lënë punën që të shoqërojnë fëmijët e tyre për shkak të distancës së largët.

Gjithashtu ditën e sotme banorët kanë ndaluar autobusin që mbërriti për t’i marrë fëmijët që të shkojnë në një shkollë tjetër në Patos. Prej orës 08:00 banorë kanë marrë njoftim që do vijë autobuzi e bashkë me fëmijet nuk e kanë lejuar .

S'KA KOMENTE