DINAMIKA e vrasjes në Durrës: Shoferi i 40 vjeçarit pa atentatorët

DINAMIKA e vrasjes në Durrës: Shoferi i 40 vjeçarit pa atentatorët

502
SHPËRNDAJE

Çfarë problemi keni?” Kjo është fjalia e fundit që ka thënë Edmond Koçi, ish anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.16 të qytetit.

Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar. 

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, madje dhe hetues nga Tirana ndodhen tani në vendin ku u vra 40 vjeçari, përballë Drejtorisë Arsimore të Durrësit. E gjithë zona është rrethuar dhe aty po bëhen kontrolle të imtësishme. 

Në periferi të qytetit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. “Çfarë problemi keni?”, u ka thënë Koçi personave që ishin në makinën tjetër dhe iu kishin prerë rrugën, ndërsa ata i ajnë përgjigjur duke hapur zjarr. 

Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

S'KA KOMENTE