Digjet nje automjet , dyshohet per zjarrvenie te qellimshme

Digjet nje automjet , dyshohet per zjarrvenie te qellimshme

174
SHPËRNDAJE

Një automjet tip ‘Benz’ është djegur gjatë natës në lagjen ‘Dëshmorët’ të qytetit të Vlorës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele.Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.

Është njoftuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

S'KA KOMENTE