Digjet mobilieria në Lushnjë

Digjet mobilieria në Lushnjë

235
SHPËRNDAJE

Në orët e para të mëngjesit te sotëm është djegur një mobilieri në Krutje te Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00. Në momentin e shpërthimit të flakëve ne punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.

Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërsa mobilieria u dogj e gjitha se bashku me materialet që ishin brenda saj. Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri të mundur qe zjarri brenda 30 minutave te djeg gjithçka. Shkaku sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte te tjera pranë mobilierisë të dëmtuara.

S'KA KOMENTE