Digjet makina para Kryeministrisë, ja çfarë dyshohet

Digjet makina para Kryeministrisë, ja çfarë dyshohet

154
SHPËRNDAJE

Një makinë është djegur ditën e sotme para Kryeministrisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesdite ndërsa nuk dihen shkaqet se përse makina ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik i mjetit tip “Benz”. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes teksa ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

S'KA KOMENTE