Digjen dy makina njëra pas tjetrës në Vlorë

Digjen dy makina njëra pas tjetrës në Vlorë

205
SHPËRNDAJE

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Mësohet paraprakisht se zjarri në mjetin tip “Mercedes” në pronësi të shtetasit Luciano Merko, me targa AA667XV, ra si pasojë e një defekti teknik në mjet.

Si pasojë e flakëve në mjetin e Merkos ka pësuar dëmtime dhe një makinë që ka qenë e parkuar pranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, edhe pse paraprakisht dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

S'KA KOMENTE