Dhunonte bashkeshorten, arrestohet 60 vjecari ne Fier

Dhunonte bashkeshorten, arrestohet 60 vjecari ne Fier

1715
SHPËRNDAJE

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 60 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi S. A., 56 vjeç, banues në Levan, (me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një fermë blegtorale në Levan), pasi është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë fermë, një prej punëtorëve, shtetasi G. M., 64 vjeç, banues në Levan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE